Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se në rast se Kina sulmon Tajvanin, Pekini mund t’i kërkojë Moskës të hapë një front të dytë ushtarak kundër vendeve anëtare të NATO-s, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për New York Times, Rutte theksoi se presidenti kinez Xi Jinping do të kërkonte mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin për të tërhequr forcë në Evropë dhe për të shpërqendruar aleancën transatlantike.
Rutte shtoi se për të parandaluar një përshkallëzim të tillë, NATO duhet të qëndrojë e fortë dhe të intensifikojë bashkëpunimin me rajonin Indo-Paqësor.
Ai gjithashtu paralajmëroi se Rusia mund të rindërtojë kapacitetin e saj ushtarak për të kërcënuar territorin e NATO-s brenda pesë viteve, duke kërkuar veprime urgjente nga anëtarët e aleancës.