Nëse keni marramendje kur ngriheni nga shtrati, atëherë mos e injoroni këtë

Nëse ju ndodh që kur ngriheni nga shtrati me shpejtësi, iu duhet të uleni sërish, mos e injoroni këtë ndjesi. Kjo lloj marramendjeje quhet hipotension postural dhe ka të bëjë me një rënie jo normale të tensionit të gjakut.

PHT rritet me kalimin e moshës dhe të paktën një në pesë 60-vjeçarë vuan prej tij. Është një bashkëshoqërues i sëmundjeve si Parkinsoni, diabeti, mungesa e vitaminës B12, problemeve me veshkat, sëmundjeve autoimunitare dhe kancerit. Gjithashtu, përfshin problemet e zemrës, aritminë dhe ndikohet nga dieta ushqimore.

Alkooli, vaktet e mëdha, mjedise shumë të ngrohta, dushe apo banja të nxehta dhe gjumi duke e mbajtur kokën në një pozicion shumë të ngritur duhen evituar. Disa lloje barnash mund ta shkaktojnë, si antidepresantët, nitratet, diuretikët.

Përpiquni të ushtroheni pak çdo ditë për të normalizuar presionin e gjakut, ndërsa kur qëndroninë këmbë, tendosni muskujt e këmbëve në të gjithë gjatësinë e tyre, shkruan tvklan. Konsultohuni me mjekun nëse një medikament që merrni mund të zëvendësohet apo pakësohet në sasi. Kushtojini vëmendje dehidratimit dhe jini të kujdesshëm nëse vuani nga anemia.

Read Previous

Ilaçi më i mirë për djegiet nga dielli gjendet në kuzhinën tuaj

Read Next

3 pijet më të mira për një metabolizëm të shpejtë sipas ekspertëve