Nëntë kosovarë helmohen në një hotel në Shëngjin, dyshohet nga kimikalet dezinsektuese

Nëntë pushues nga Kosova në Shëngjin janë helmuar gjatë qëndrimit në një hotel.

Klan News raporton se pushuesit dyshohet të jenë helmuar nga një pesticid për desinsektimin e mushkonjave.

Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të helmimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili për RTK-në tha se të gjithë pacientët janë shtruar në spitalin e Lezhës. /Klankosova.tv

Read Previous

Kurti e Gërvalla sot pjesë e takimit të grupit koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Read Next

Kurti: Kosova po bëhet partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me ShBA dhe NATO