Nënshkruhet marrëveshja e grantit rreth 35 milionësh me USAID-in

Foto: Koha.net

Në një ceremoni të mërkurën është nënshkruar marrëveshja e grantit për objektivat zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Amendamenti numër 6 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore është nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani, në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID. Vlera e këtij granti arrin në 34.5 milionë dollarë.

Është paralajmëruar deklarim për media nga presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas ceremonisë. /Koha.net/

Read Previous

A mund të jetë Kamala Harris një Richard Nixon i ardhshëm?

Read Next

Sivjet më shumë investime të huaja direkte e para të dërguara nga diaspora