Nënpresidentja amerikane tregon se çka bisedoi me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, për çështjen e strehimit të qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga talebanët.

Për këtë takim ka shkruar edhe Harris, duke thënë se me Osmanin u pajtuan që t’i forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris në Twitter.

Read Previous

Reagon Ambasada Amerikane: Nuk qëndron raportimi se në Kosovë strehohen afganë që janë të papranueshëm për SHBA-të

Read Next

S’ka pajtueshmëri ende për datën dhe agjendën e takimit Kurti-Vuçiq