Nëna afgane shet vajzën për 500 dollarë: Duhet ta bëja, fëmijët e tjerë po vdisnin urie

Një vajzë e vogël është shitur për 500 dollarë nga familja e saj në Afganistan. Që kur talebanët morën kontrollin në muajin gusht, Afganistani është përballur me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës.

Nëna që shiti vajzën e vogël tha, “Fëmijët e tjerë po vdisnin nga uria dhe ne duhet të shisnim vajzën tjetër. Do të doja të mos e kisha bërë”.

Babai i vajzës mblidhte mbeturina, por edhe kjo nuk i sjell të ardhura. “Ne jemi të uritur. Tani për tani nuk kemi as miell, as vaj në shtëpi. Nuk kemi asgjë”, tha ai, raporton BBC.

I pyetur se cili do të jetë fati i vajzës së tij, ai tha: “Vajza ime nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e saj. Nuk e di se si do të ndihet ajo për këtë. Por duhej ta bëja.”

/TopChannel/

Read Previous

Gjakovë, ndalohen 4 persona të dyshuar dhe iu konfiskohet marihuanë

Read Next

​Kurti: Ata që po na fajësojnë, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës