Nehammer: Bisedime të vështira me Putinin në Moskë

Austrian Chancellor Karl Nehammer speaks during press conference at the Austrian embassy in Moscow after his talks with Russian President on April 11, 2022. – Austrian Chancellor Karl Nehammer met Vladimir Putin today, the first European leader to visit the Russian president since the start of Moscow’s military campaign in Ukraine. Just over an hour after the meeting started at around 4:00 pm local time (1300 GMT) in Putin’s residence in Moscow, Nehammer’s office sent out a statement saying that it had ended. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP)

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer është përpjekur të ndërmjetësojë në luftën e Ukrainës, ndërkohë që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur shtimin e ndihmës së përbashkët ushtarake për Ukrainën.

“Nuk qe një vizitë miqësie”, tha kancelari austriak Karl Nehammer pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin. Gjashtë javë pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë, Nehammer ishte i pari kryeministër i një vendi të BE-së që bisedoi personalisht me presidentin rus. Takimi, që zgjati më shumë se një orë, u zhvillua me dyer të mbyllura në rezidencën periferike presidenciale të Moskës, në Novo-Ogarjovo.

Mosbesim rus

Bisedimet ishin “shumë direkte, të hapura dhe të vështira”, shtoi Nehammer para gazetarëve në Moskë. Ai ishte ndalur në bisedë me Putin edhe tek krimet e luftës në Butsha dhe në vende të tjera duke bërë të qartë, se ata që janë përgjegjës duhet të përgjigjen para drejtësisë. Putin kishte shprehur mosbesim sa i përket një drejtësie të pavarur në trajtimin e këtyre krimeve, tha Nehammer. Kancelari Nehammer ka ofruar që Austria të angazhohet për një zbardhje pëmes drejtësisë penale ndërkombëtare.

“Mesazhi im më i rëndësishëm ndaj Putinit ishte, që kjo luftë duhet të marrë fund, sepse në një luftë nga të dyja palët ka më shumë humbës.” Nehammer tha, se udhëtimi i tij ishte konsultuar me krerët e BE-së si dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Ky udhëtim ishte një detyrim, për të bërë të gjitha përpjekjet e mundshme. “Sepse për mua nuk ka alternativë, që pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha duhet ruajtur linja e bisedimit direkt me Rusinë.” Por njëkohësisht, Nehammer tha, se “nuk ka përshtypje optimiste”: Ushtria ruse po përgatit një ofensivë në lindje të Ukrainës. “Kjo betejë do të zhvillohet me ashpërsi.” Ndaj civilët nga zonat e luftimeve duhen dërguar në vende të sigurta. /DW

Read Previous

Evakuimi i civilëve, hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë

Read Next

1 mijë e 687 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë