Në xhipin e Radoiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it 

news image

Autoritetet e sigurisë në Kosovë e kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, për organizim dhe pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. 

Në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, Policia ka sekuestruar një automjet të tipit xhip mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Ai, sipas gjetjeve të policisë, i takon kriminelit serb, Milan Radoiçiq, i cili ishte i përfshirë në sulmin dhe vrasjen e së dielës në veri.

Por, siç raporton Klani në xhipin e Radoiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it./Sinjali/

Read Previous

Isufaj: Dy nga të vrarët e grupit terrorist janë me nënshtetësi të dyfisht

Read Next

Një trafik i ri Shqipëri-Itali, breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi