Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Gjakovë , ka bërë që edhe në repartin e Pulmologjisë në spitalin “Isa Grezda” të bie ndjeshëm numri i të spitalizuarve me këtë virus. Por tash ky repart po ballafaqohet me kërkesa të pacientëve që e kanë kaluar virusin COVID-19. Pulmologu Pleurat Hadri tha se pacientët të cilët nga infektimi me koronavirus kanë pasur gjendje të rëndë klinike po rikthehen për të trajtuar pasojat e shkaktuara nga COVID-19.
Në repartin e pulmologjisë dhe në ambulantën e sëmundjeve të mushkërive ka filluar edhe trajtimi i pacientëve me patologji të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
Në mesin e pacientëve që e kanë kaluar virusin muaj më parë është edhe 73 vjeqarja Gjylshahe Bushati e cila tani po trajtohet pasojat post-covid. Gjendja e saj shëndetësore është dukshëm më mirë.
Në pulmologji janë 11 pacientë të cilët po trajtohen për probleme të tjera shëndetësore, prej ture 3 janë pozitiv me Covid-19.Sejfullah Hoti nga Krusha e Madhe tha se për 4 vite me rradhë merr sherbimet spitalore në Gjakovë.
Aktualisht në spitalin e Gjakovës janë 4 pacientë të infektuar me Covid 19 cilët po trajtohen nëpër repartet përkatëse.