Qeveria i premton edhe 15 milionë euro për luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se shtesa kap vlerën prej 15 milionë euro për luftim të pandemisë.

“Marrëveshja kap vlerën prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë. Mjetet financiare do të destinohen si përgjigje e pandemisë”.

Read Previous

Kurti të premten raporton para deputetëve për dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

Në spitalin e Gjakovës numër i ulët i pacientëve për trajtim post-COVID