“Në spital të thashë lamtumirë”, Mesazhi prekës i Thaçit në kurorën me lule për babanë e tij

“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ky është mesazhi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në kurorën me lule për babanë e tij, Haxhiun, i cili pas pak do të varroset në Burojë.

Hashim Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ky vendim i Speciales ka ngjallur reagime të shumta mbrëmë, duke e quajtur si çnjerëzore.

Pak ditë para vdekjes, ish-presidenti erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në QKUK i cili ishte i shtrirë aty për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore./abcnews.al

Read Previous

Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsi në ceremoninë vjetore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës

Read Next

Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen të enjten