Në SHSKUK po trajtohen 8 pacientë me COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen tetë pacientë me koronavirus dhe tre të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë gjashtë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen dy pacientë.

Në Klinikën Infektive janë pesë pacientë, në mjekim intensiv të Klinikës Infektive dy pacientë, Spitali i Pejës dy pacientë dhe Spitali i Gjakovës dy pacientë, njofton tutje SHSKUK.

/KlanKosova/

Read Previous

Kosova pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro nga marrëveshja me MCC-në për energji elektrike

Read Next

Bukë pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë