Bukë pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë

Gjendja ekonomike e shumë familjeve në vendin tonë është e rënduar. Madje shumë nga ta e kanë të pamundur edhe sigurimin e produkteve esenciale siç është buka. Koordinator i shoqatës “Bereqeti” në Gjakovë Abdurrahman Bejtullahu ka ndërmarrë një iniciativë që të siguroi bukë për disa familje që kanë nevojë, në baza ditore.

Ai tha që kjo iniciativë është tash e sa kohë.

Bejtullahu tha se edhe disa familjeve të tjera ua paguajnë bukën nëpër furra, sepse shumë nga nevojtarët nuk kanë mundësi të vijnë dhe ta marrin këtu.

Numrat që janë vendosur në xhamat e dollapave të bukës shërbejnë për të gjithë ata që duan të marrin bukë por edhe për bamirësit që duan të sjellin bukë theksoi më tej imami i xhamisë.

Read Previous

Në SHSKUK po trajtohen 8 pacientë me COVID-19

Read Next

Kurti: Kam informacione se në veri po përgatiten për protesta