Në Shkup janë regjistruar 28 raste me kollin e keq

Në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 28 raste me kollin e keq, thotë për AIM, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndër të tjera ka rekomanduar shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet shëndetësore aktualisht po bëjnë apel tek qytetarët që të vaksinojnë veten dhe më të rinjtë, në mënyrë që të mbrohen nga pertusis.

Siç theksojnë ata, vaksina që merret në 2, 4, 6, 18 muaj dhe në 7 vjeç është vendimtare për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Në ditët e fundit autoritetet kanë deklaruar se situata këtu është stabile, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

/Telegrafi/

Read Previous

Haxhiu thotë se sfida e saj më e madhe si ministre ka qenë jetësimi i Reformës në Drejtësi

Read Next

Miniera e Turqisë, vazhdojnë kërkimet për punëtorët pas rrëshqitjes së dheut