Në rrugën “Beqir Kastrati” mungon ndriçimi

Qytetarët në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, thonë se ka dy vite që mungon ndriçimi dhe sinjalistika horizontale, edhe pse kjo rrugë është shumë e frekuentuar dhe ndodhet në qendër të qytetit.

Atë që e pohuan qytetarët e dokumentojnë edhe pamjet e xhiruara nga kamera e Syrit. Kështu duket rruga “Beqir Kastrati” natën pa ndriçim dhe pa shënjëzim, qytetarët shpresojnë që zgjidhja e problemit të bëhet sa më parë.

Gjatë javës së ardhshme, ekipi i Syrit do të kontaktojë zyrtarë komunal për të kuptuar më shumë se pse kjo rrugë është pa ndriçim dhe sinjalizim publik.

Read Previous

24 të vdekur dhe 890 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Read Next

Përfituesit e skemave sociale nuk kanë nevojë të riaplikojnë për muajin shtator