Në qendrën e votimit “Nexhmedin Nixha” janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi i votimit të fillojë në kohë, mirëpo këtu qendra për votues është hapur me 10 minuta vonesë për shkak se disa komisionerë nuk e kanë respektuar orarin. Menaxherja e qendrës, Florentina Gjergjaj tha se përgatitjet kanë filluar që nga ora 5 e mëngjesit.
Edhe në këtë qendër prezent janë policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë gjatë procesit të zgjedhjeve.