Në qendrën e transfuzionit të gjakut po përballen me mungesë të dozave të gjakut

Edona është dhuruese e rregullt e gjakut. Ajo thotë se kur dhuron ndihet më mirë me veten, ndaj ka dhe një apel për të gjithë qytetarët që hezitojnë t’i drejtohen Qendrës së Transfuzionit të gjakut.

Për momentin në Qendrën e Transfuzionit të gjakut në Gjakovë ka mungesë të dhuruesve vullnetarë. Mjeku përgjegjës këtu Jeton Zenuni, tha se ky fluks i ulët mund të jetë edhe për arsye të sapo daljes nga Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Ndërsa sa i përket dhurimit të plazmës së gjakut ai  tregoi se si shkon procedura e po ashtu shtoi se ka rënie të interesimit për dhurim të plazmës me trendin e rënies të rasteve pozitive me Covid-19.

Apelohet që të gjithë ata që kanë një trup të shëndoshë dhe mund të jenë dhurues potencial të gjakut të drejtohen në Qendrën e Transfuzionit që ndodhet në spitalin Isa Grezda, pasi që nevoja për dhurues të gjakut është jashtëzakonisht e madhe.

Read Previous

Gjakovë, 4 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Stacioni transfer i mbeturinave së shpejti do të kthehet në një vend ekologjik