Në pranverë fillon restaurimi i Muzeut Etnografik

Muzeu etnografik është pjesë e trashëgimisë kulturore, objekt i cili është ndërtuar në vitin 1810, i ndërtuar në dy kate nga familja Sina. Në atë kohë kati përdhesë shfrytëzohej si depo, ndërsa kati i sipërm shfrytëzohej për banim. Muzeu dallohet për vlera të veçanta dekorative. E tani për këtë objekt është ndarë buxhet nga Qeveria e Kosovës për restaurim.

Theksojmë se Komuna e Gjakovës nga kjo ndarje buxhetore do të fitoj investime në 34 projekte të cilat në total kapin shifrën e 12 milion e 629 mijë e 221 eurove.

Read Previous

Vranica: Lirim të masave ose subvencionim për gastronominë

Read Next

Pse Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën?