Në periudhën Maj-Shtator janë shqiptuar 20 mijë gjoba për kundërvajtje në Gjakovë

Nga muaji Maj i këtij viti në gjithë vendin Policia e Kosovës ka filluar me implementimin e planit operativ “Siguria e trafikut rrugor”. Një gjë të tillë e ka realizuar edhe policia rajonale në komunën e Gjakovës me të gjitha njësitet e saj. Komandanit i trafikut rrugor në këtë komunë Kapiten Albin Sahatqija ka thënë se përgjatë 5 muajve janë shqiptuar 20 mijë gjoba për kundërvajtje. Dhe krahas kësaj janë konfiskuar edhe një numër i konsiderueshëm i patent-shofërëve.

Poashtu gjoba ndëshkuese janë shqiptuiar edhe për kundërvatjeve të tjera si ngasje të automjetit nën ndikim të alkoolit si dhe ngasje të motorçikletës pa helmetë.

Theksojmë se Policia e Kosovës  po vazhdon me monitorimin e situatës rreth respektimit të masave anti-covid. Poashtu njësia e trafikut rrugor në rajonin e Gjakovës ka disa ditë që ka filluar edhe me planin operativ “Siguria e nxënësve në trafik”.

Read Previous

Policia arreston personin e dyshuar për vjedhje të biçikletave, arrin të lokalizojë 12 prej tyre

Read Next

Fermerët kërkojnë një zgjidhje për lehtësime të pocedurës së aplikimit të subvencioneve