Në njërën prej rrugëve të qytetit mungojnë tre kapakë të pusetave

Sipas tyre kjo gjendje është që një kohë të gjatë. E mungesa e kapakëve të pusetave zakonisht vjen si pasojë e vjedhjes së tyre. E pikërisht për këtë qështje me datë 25 mars kemi dërguar e-mail në zyrën e informimit të policisë së Kosovës rajoni në Gjakovë, e po ashtu kemi kontaktuar me njësitin e hetimeve për të kuptuar se sa kapakë të pusetave janë vjedhur prej muajit janar deri në ditë e sotme. Përmes e-mail-it zyrtar nga Zyra e Informimit kanë thënë që nuk ka pasur asnjë rast të vjedhjes së kapakëve të pusetave gjatë kësaj periudhe.

Kjo nuk është rruga e vetme në Gjakovë ku ka mungesë të kapakëve të pusetave. Nga institucionet përgjegjëse komunale vazhdimisht thuhet se këta kapakë vidhen dhe zëvendësimi i tyre kërkon kohë dhe procedura të cilat zgjasin deri në zgjidhjen e problemit për banorët, por që vjedhja bëhet në mënyrë të përsëritshme për vite të tëra.

Read Previous

Farmacitë në Gjakovë largojnë ilaçet që përmbajnë Ranitidinë

Read Next

Puna me librezat sanitare është intensifikuar muajin e fundit në QRSHP