Në nivele historike numri i të burgosurve në Francë

An inmate is seen in his cell at Gradignan prison, near Bordeaux, southwestern France, on October 3, 2022. (Photo by Thibaud MORITZ / AFP)

Nga fillimi i vitit 2023, muaj pas muaji, Franca po thyen një rekord interesant.

Përkatësisht, numri i të burgosurve arriti nivelin më të lartë historik më 1 korrik, ku ka arritur kapacitetet 120 për qind në muajin prill.

Për të gjashtën herë, në vetëm gjashtë muaj, numri i të burgosurve në burgjet franceze është në nivelin më të lartë në histori.

Në fillim të korrikut të këtij viti, numri i të burgosurve i ka kaluar 74 mijë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë.

Në një shtet me një kapacitet burgu prej 60,666, tani janë 74,513 persona në burg, raporton france24.

Kjo është 2,446 më shumë se vitin e kaluar dhe në mënyrë drastike më shumë se në verën e vitit 2020, kur pandemia e coronavirusit dërgoi në një rënie drastike të numrit të të burgosurve.

Shkalla e arrestimeve është rritur në disa zona, duke arritur, për shembull, 212 për qind në burgun Perpignan në jug të Francës. 

/Telegrafi/

Read Previous

Për pesë vjet, u larguan nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore

Read Next

Jetëgjatësia e evropianëve në rritje, ja vendet ku banorët jetojnë më shumë