Me ngjyrë të kuqe janë lyer dyert e Pallatit të Drejtësisë dhe me mbishkrimin “Edhe sa gra të vrara?”.
Me thirrje e pankartat me mbishkrimet “Vrasja e grave është urgjencë kombëtare”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Feminizmi do të na çlirojë”, nis marshi nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” kundër vrasjes së grave.
Në këtë protestë u kërkua llogari nga institucionet përkatëse për të gjitha grat e vrara ku theksojnë së nuk do kenë qetësi derisa të arrihet drejtësia në vend dhe te garantohet siguria.
Marshi është organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” dhe ka nisur nga ora 10:00 nga Pallati i Drejtësisë për të vazhduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.