Kjo foto e një zjarrëfikësi në Malishevë i cili shuan etjen pas shuarjes së zjarrit derisa shihet se ka pësuar edhe lëndime gjatë intervenimit e tregon më së miri rolin dhe rëndësinë e këtij shërbimi. Kjo është përditshmëria e tyre, të gatshëm 24 orë për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja. Gjatë ditëve të fundit kur i gjithë vendi e edhe Komuna e Gjakovës është përballur me vatra të zjarrit është vënë në pah rëndësia e shërbimit të zjarrëfikësve. Poashtu numri i pamjaftueshëm i zjarrëfikësve dhe mungesa e kapaciteteve për punë sipas standarteve.
Meqa tha se për vite me rradhë zjarrëfikësit janë përballur me sfida të shumta dhe se nevojat janë të mëdha si në shtimin e kapacitetve humane ashtu edhe ato teknike.
E mundësitë e komunës së Gjakovës janë shumë të vogla për blerjen të makinerisë më të re.
Megjithë kushtet e rënda të punës zjarrëfikësit kanë dhënë maksimumin e tyre në luftë me flakët dukë vënë në rrezik edhe jetën.
Për lokalizimin e këtyre zjarreve përveq zjarrëfikësve nga Gjakova aksionit iu bashkuan edhe ata nga komuna e Junikut.Të njëjti thonë se mungesa e paisjeve është sfidë për të gjithë.
Ditët e fundit janë përhapur zjarre në disa komuna të Kosovës në të cilat zjarrëfikësit dhe njësitet e tjera kanë intervenuar në lokalizimin e tyre.Ndonëse pa status të definuar e me paga të ulëta zjarrëfikësit janë të pandalshëm në punën e tyre.