Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete dhe Siguri në Bashkësi. Anëtarë të komuniteteve të ndryshme diskutuan për çështje të shumta që preokupojnë shoqërinë në Gjakovë. Major Milazim Lumi foli për situatën e sigurisë të cilën e cilësoi përgjithësisht të qetë. Ndërsa kryetari i komunës Ardian Gjini kërkoi të dijë më tepër rreth çështjes aktuale të djegies së mbeturinave në qendrën transfer, në lagjen Ali Ibra.
Nga policia thanë se hetuesia është duke punuar me këtë rast dhe janë duke pranuar informata të cilat janë në konfirmim e sipër.
Prezent në mbledhje ishte edhe Drejtori i arsimit Gjevalin Nikollbibaj i cili njoftoi të pranishmit se nesër mbahet matura shtetërore.
Major Lumi, konfirmoi se neser ata do të jenë në gjendje gadishmërie për të përcjellë mbarëvajtjen e testit.
Të pranishmit diskutuan edhe për çështje të tjera si gjelbërimi, rregullimi I shtretërve të lumenjve, braktisja e shkollave e të tjera. Nga këtu u kërkua bashkëpunim me qytetarët në mënyrë që reagimi për çështje problematike të jetë sa më i shpejtë nga komuna.