Në Gjakovë po vazhdon vaksinimi në mënyrë të rregullt

Në qendrën e vaksinimit “Ereniku“ në Gjakovë procesi i vaksinimit po vazhdon në mënyrë të rregullt. Qytetarët po vaksinohen po pasur nevojë të presin në radhë të gjata, pas aplikimit që ju duhet ta bëjnë përmes platëformes e-kosova. Ata kontaktohen në telefon dhe ju caktohet termini për t’u vaksinuar.

Qytetarët mbi moshën 65 vjet po ndahen të kënaqur me procesin e vaksinimit.

Furnizimi me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë në komunën tonë po bëhet çdo të tretën ose të katërtën ditë , për shkak të mungesës së zingjirit të ftohtë, që siguron ruajtjen e vaksinave.

Read Previous

Liburn pëson humbje nga Liqeni në ndeshjen e parë të finales

Read Next

Moti sot