Në Gjakovë 228 persona kanë humbur jetën që nga paraqitja e rastit të parë me COVID – 19

Muaji mars shënon dy vite që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Rastet e para në qytetin e Gjakovës sipas raportimeve të mediave në atë kohë, u paraqitën me datë 17 mars.
Bëhej fjalë për një një çift që kishte ardhur nga Dyseldorfi e që të dy kishin rezultuar pozitiv me COVID -19.

Sipas të dhënave që kemi siguruar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda”, që nga ajo kohë e deri sot në spital janë të regjistruar 11.159 raste pozitive me virusin COVID -19.
Sipas statistikave 10.898 persona janë raste që ia kanë dalë të mposhtin virusin dhe të shërohen. 

Nga marsi i 2020-ës deri më 10 mars të vitit 2022 nga ky virus kanë humbur jetën 228 persona në komunën e Gjakovës. Aktualisht janë 33 raste aktive me virus teksa një person është i hospitalizuar dhe po merr trajtim në spital.

Read Previous

Sipas udhëtarëve janë rritur çmimet e biletave të udhëtimit në Gjakovë

Read Next

SBASHK-u kërkon nga qeveria edhe 100 euro shtesë mbi pagën aktuale