Në Florida një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi

Një Tesla me shpejtësi kaloi nëpër një lagje të Floridës Jugore herët në mëngjes të shtunën, por nga shpejtësia e saj e madhe, ajo u përplas me disa makina të tjera dhe një shtëpi.

Pasojat: Një shtëpi e dëmtuar, disa makina të parkuara mjaft të dëmtuara dhe disa pemë po ashtu, në bllokun 6500 të Miramar Parkway, pranë Southwest 65th Avenue.

Sipas policit Oscar Mendoza i Departamentit të Policisë Miramar, përplasja ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesit.

“Tesla u largua nga rruga, duke goditur disa makina të parkuara dhe një shtëpi”, tha ai.

Forca e përplasjes ngriti një kamionçinë nga ku ishte parkuar para shtëpisë.

Shoferi u plagos dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Memorial.

Shtëpia, tha Mendoza, aktualisht nuk është e sigurt për tu banuar. Nuk ka detaje se sa njerëz ishin brenda shtëpisë në atë kohë, por nuk ka të lënduar të raportuar përveç shoferit. /Telegrafi/

Read Previous

Sa me pak që konsumoni këto pesë pije, rreziku për sulm në zemër mund të ju largohet

Read Next

Brenda bibliotekës më të vjetër në botë: Dhoma sekrete e labirinte, aty gjendet Kurani i shkruar në lëkurën e devesë