Çarshija e madhe në Gjakovë do të merr një pamje krejtësisht tjetër fal disa investimeve të cilat do të kryhen në atë pjesë. Në perimetrin e dyqaneve do të vendosen gurë të kalldremit, barriera fizike për ndalimin e qarkullimin e makinave dhe një varg ndryshimesh tjera të cilat do vijnë si rezultat i një memorandimi të bashkëpunimit në mes komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Kulturës.
Në Çarshinë e Madhe do të vendosen kubëza dhe shtylla ndriçuese