Në 24 orët e fundit 11 raste të raportuara për dhunë në familje

Fenomeni i dhunës në familje është shqetësues në Kosovë dhe në rritje.

Në raportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës, 10 raste janë të raportuara për dhunë familjare.

Vetëm në rajonin e Prishtinës, 6 raste janë të raportuara.

Më poshtë keni raportin nga të gjitha rastet:

·         Prishtinë, 16.07.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij (bashkëshortes dhe të bijës). Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

·         Prishtinë, 16.07.2021 – 21:56. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. 

·         Prishtinë, 17.07.2021 – 00:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndajë nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·          Fushë Kosovë, 17.07.2021 – 00:15. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas saj, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse.

·         Fushë Kosovë, 17.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë, 17.07.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

·        Prizren 17.07.2021 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga djali i tij . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·        Pejë, 17.07.2021 – 08:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, një karikator dhe tre fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

·        Malishevë, 16.07.2021 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës se tij. Në shtëpinë e të dyshuarit  është gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, një karikator dhe 17 fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

·         Vushtrri, 17.07.2021-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhune psiqike dhe fizike ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.

·        Vushtrri, 17.07.2021-21:15.Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline

Read Previous

Kërkohet kthimi i pronës së Kosovës në Mal të Zi

Read Next

Alon Ben-Meir: S’ka të ardhme perëndimore për Serbinë pa e njohur Kosovën