Me synime të qarta, e me një atmosferë të mirë në ekip, i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror KF “Korenica”.
Trajneri i ri i skuadrës që aktualisht bënë gara në ligën e tretë, Valon Kasapi, na tha që janë bërë disa ndryshime në ekip për të arritur synimin kryesor të ekipit e që është ngritja e ekipit në ligën e dytë.
Kasapi gjithashtu tha që ekipi është perforcuar kryesisht në repartin e mesfushës dhe të sulmit :
Që atmosfera në klub është shumë e mirë na the edhe Eugen Gashi, i cili theksoi që aktualisht përgatitjet e ekipit po ecin mjaft mirë.
Ndër të tjera nga ky klub na thanë që aktualisht e vetmja sfidë është mungesa e tereneve sportive, pasi që aktualisht janë 6 klube që ushtrojnë në Gjakovë, por janë vetën 2 terene sportive.