Ndryshime në qeveri, Mehaj zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime.

Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, njofton RTK.

Kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas RTK, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Read Previous

Rama: Avioni i parë në aeroportin e Vlorës ulet në verën e vitit 2025

Read Next

Eurodeputeti nga Holanda: Shpresoj që BE-ja i heq masat ndaj Kosovës në shtator