Çdo vit mbi Tokë shkarkohen 5200 ton pluhur jashtëtokësor. Burimet kryesore janë kometat me 80% dhe 20% nga asteroidët. Ndërsa nga meteoritët deri tek ne mbërrijnë më pak se 10 ton pluhur kozmik në vit.
Statistikat mbërrijnë pas një punë 20 vjeçare nga një grup shkencor i pozicionuar në laboratorët e Antarktidës dhe studimi është publikuar në revistën shkencore “Shkencat Planetare dhe të Tokës”.
Në zonën e ashtuquajtur Dome C, në laboratorët e kontinentit të akullt, është pika me e përshtatshme e mundshme për të realizuar matje të tilla. Aty ka mungesë totale të pluhurit tokësor dhe pothuajse çdo gjë që akumulohet në terrenin akullnajor, mbërrin nga yjet.
Rezulton se mesatarisht kërkuesit kanë identifikuar 1280 mikrometeoritë, pra më të vegjël se një mlm dhe 808 sfera kozmike me një masë më të vogël se 350 mikrograme.
Prej këtej kërkuesit kanë përllogaritur të gjithë sasinë mesatare të pluhurit kozmik që bie mbi sipërfaqen e Tokës.
Klan News