Ndihmat humanitare të Kryqit të Kuq shndërrohen në mbeturina

Në afërsi të objektit të Kryqit të Kuq në Gjakovë, ndihmat e dhuruara për njerëzit në nevojë janë shndërruar në mbeturina, ndërsa mbeturinat e zakonshme e bëjnë edhe më të shëmtuar pamjen në këtë ambient, ndonëse aty pranë gjendet kontinieri prap se prap këto mbeturina gjenden në tokë.

Televizioni Syri ka kontaktuar sekretaren e organizates, Fllanza Bakija-Lama për këtë çështje e cila tha që sipas rregullit të Kryqit të Kuq këto ndihma duhet të dhurohen në orarin zyrtar në mënyrë që të mos keqperdoren nga qytetarët. 

Përveq humanizmit po aq i rëndësishëm është edhe kujdesi ndaj ambientit të cilin e frekuentojmë çdo ditë ka thënë Bakija Lama përmes telefonit.

Pamje të tilla janë shqetësuese edhe për kalimtarët sepse lënë shumë për të dëshiruar sidomos në rastet kur ato kanë destinacion humanizmin dhe të njejtat keqpërdoren nga një grup tjetër i qytetarëve.

Read Previous

Banorët në lagjen “Lekë Dukagjini” në Dardani, probleme me kanalizimet

Read Next

4 vitamina për imunitetin