Ndeshja ndaj Interit, Kolo Muani: Mundësi e mirë për të treguar se jemi të aftë të fitojmë

“Gjithçka po shkon më shumë se mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Më kanë pritur shumë mirë, si në një familje të madhe. Kam folur me trajnerin, shokët e skuadrës dhe me të gjithë shokët e mi të rinj”.

Është ky mesazhi që ka dhënë sulmuesi i Juventus, Randal Kolo Muani, i ardhur në merkaton e janarit. “Ndihem shumë mirë, punojmë shumë dhe shumë mirë. Është një ndryshim i madh në krahasim me Ligue 1”, tha Kolo Muani.

“Këtu punojmë shumë më shumë, futbolli është shumë taktik”, shtoi ish-lojtari i PSG-së, i cili u bë menjëherë protagonist në fanellën bardhezi. Me “zonjën e vjetër”, sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 5 gola në 4 paraqitje në Serie A.

“Kam pasur një debutim të mrekullueshëm, më kanë ndihmuar shumë shokët e skuadrës. Më kanë dhënë topat e duhur dhe kam ditur t’i përdor. E përsëris, jam shumë i lumtur këtu në Torino dhe shpresoj që ky moment i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen“, përfundoi Kolo Muani, i cili mbërriti i huazuar në Torino.

“Duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Inter. Është një sfidë e madhe, një derbi. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë që mundemi dhe kjo është ajo që po bëjmë këto ditë. Mendoj se e diela do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, mundësia më e mirë për të treguar atë që jemi të aftë. Varet nga ne që të tregojmë nivelin tonë më të lartë”, shtoi francezi. /Telesport.al/

Read Previous

Trump bën thirrje që Rusia të kthehet në G7

Read Next

​Rritet fitimi i bankave komerciale, kaq milionë euro është profiti neto