Ndeshja e Europa League mes Besiktas dhe Maccabi Tel Aviv do luhet në terren neutral

Me kërkesë të qeverisë turke, ndeshja e Europa League mes Besiktas dhe Maccabi Tel Aviv nga Izraeli nuk do të zhvillohet në Stamboll.

Ndeshja është caktuar për datën 28 ​​nëntor, të enjten dhe do të luhet në një vend tjetër në terren neutral. Ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet takimi.

Besiktas njoftoi vendimin dhe tha se i frikësoheshin “mundësisë së veprimit provokues” për shkak të situatës shqetësuese në Izrael.

Besiktas dhe UEFA do të vlerësojnë së bashku se ku mund të luhet ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës, e cila është vlerësuar si me rrezikshmëri të lartë. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Milot Rashica rikthehet nga lëndimi

Read Next

Asllani rikthehet në stërvitje