Ndërprerja masive e internetit, preket edhe sistemi i Lojërave Olimpike të Parisit

Komiteti organizativ për Olimpiadën e Parisit thotë se operacionet e tij të TI-së janë ndikuar nga ndërprerja masive e internetit në mbarë botën.

Por me vetëm një javë para fillimit të Lojërave – komiteti thotë se ka plane emergjence, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Deri më tani shkaqet e këtij problemi nuk dihen por Microsoft tha se po ndërmerr veprimet e duhura pas problemeve të shërbimit dhe se po heton çështjen. /GazetaSinjali/

Read Previous

Pse u bllokuan bankat dhe aeroportet në gjithë botën, flet eksperti i IT

Read Next

Gërqina, fshati me problem të vazhdueshëm të mungesës së ujit