Ndërprehet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Nënë Tereza”, arsye instalimi i ndriçimit publik

Rruga “Nënë Tereza” në qytetin e Gjakovës përkohësisht do të jetë e paqarkullueshme për automjete, pasi është duke u punuar në ndriçimin publik të kësaj rruge. Sipas drejtorit të shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati brenda tri ditëve pritet të përfundojë i tërë procesi.

Kastrati gjithashtu tregoi se në këtë rrugë do të ketë punime edhe në rregullimin e plotë të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Varësisht nga ecuria e punimeve të instalimit të ndriçimit publik, ndonjëri nga segmentet mund të lëshohet më herët për qarkullim.

Read Previous

Presidenca: Për shkurtim të fushatës zgjedhore vendos KQZ-ja

Read Next

Vetëvendosje: Organet shtetërore e japin vlerësimin e duhur për shtyerjen e zgjedhjeve