Nderohet me homazhe heroi Naser Brahimaj

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit kombëtar Naser Brahimaj sot u bënë homazhe në fshatin Shqiponjë. Homazhet u mbajtën në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve. Të pranishëm ishin shumë bashkëluftëtarë, familjarë si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë.

Naser Brahimaj ka qenë komandant i Batalionit të tretë 132 “Myrtë Zeneli”.

E bashkëluftëtarët në 23 vjetorin e rënies së tij treguan për kontributin e angazhimin gjatë luftës.

Ndërkaq djali i heroit Naser Brahimaj tha se në këtë përvjetor ndihet krenar për të atin.

Kontributi i bijëve që dhanë jetën për liri, është pasqyrimi më i mirë i luftës së pastër të UÇK-së dhe se vlerat e luftës duhen mbrojtur, u tha mes tjerash në këtë rast.

Read Previous

Kërkohet kohëzgjatja e afatit të aplikimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Read Next

Mbyllen dy pjesë të rrugës tranzite ku ndalohej kthimi gjysmërrethor