Dita filloi me homazhe pranë vendit ku pushon strategu, vizionari dhe ai që dha gjithçka për një Kosovë moderne, Fadil Hoxha. Ish-bashkëluftarë të tij që sot janë shumë të paktë në numër familjarë e të afërm u përulën me nga një minutë heshtje në shenjë nderimi për veprën e tij.
Ishte njeri që kishte ndikim të madh në rrjedhat shoqërore/politike në Kosovë dhe më gjerë u tha mes tjerash.
Djali i heroit Fadil Hoxha falënderoi të pranishmit, dhe ndjehet mjaft i lumtur që ende kujtohet babai i tij.
Figurë e shquar dhe emër i përjetshëm në historinë më të re të Kosovës ishte Fadil Hoxha, hero i popullit. Në një rast të vështirë, kritik dhe intim Fadil Hoxha i kishte thënë profesorit Mark Krasniqi kurrë nuk mund të jemi të qetë ne në Kosovë pa u bashkuar me Shqipërinë.