Ndër kriteret për t’u bërë policë është që të mos keni tatuazhe në vende të dukshme

Policia e Kosovës para disa ditësh ka hapur konkurs për pranimin e policëve të rinj.

Sipas konkursi një nga kriteret është që kandidatët të mos kenë tatuazhe në ndonjë vend të dukshëm (fytyrë, qafë, duar).

Po ashtu ata duhet t’i përmbushin kriteret e moshës nga 18-30 vjeçar dhe të jenë në gjendje të mirë fizike mentale e emocionale.

Këto janë disa nga kriteret për aplikim.

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike./Botasot

Read Previous

Shërbimet sekrete amerikane dhe ruse takohen në Moskë

Read Next

5 vendet e BE-së që dhanë më shumë leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova