Ndalohet hyrja në Kosovë nga këto shtete për shkak të COVID-19

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të merren masa kufizuese për udhëtarët nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, për shkak të varianteve të reja të virusit të përhapura në këto vende.

Prandaj ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës personave të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, në dy javët e fundit, përveç shtetasve të Kosovës, personave me leje qëndrimi në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët duhet të kenë test negativ PCR dhe të karantinohen për dy javë.

Këto janë masat e reja antiCOVID./Gazetasinjali

Read Previous

Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” iu del në ndihmë deçanasve

Read Next

Qeveria voton masat e reja anti-COVID