Në qendrën e vaksinimit Fehmi Agani” në Gjakovë, gjatë mesditës pati ndërprerje të rrymës elektrike si pasojë e një rasti emergjent të shkaktuar nga një zjarr. Me këtë rast punonjësit e detyruan të ndërprejnë procesin e vaksinimit për aq kohë sa nuk kishte rrymë.
Prej qytetarëve kishte të atillë të cilët kishin udhëtuar nga fshatrat për tu imunizuar me dozat a vaksinës, të njëjtit u shprehën të pakënaqur me këtë gjendje.
Në anën tjetër, Makfirete Berisha, infermiere kryesore e vaksinimit në këtë qendër tha për televisionin Syri se vaksinat janë të sigurta për aq kohë sa ato gjenden në frigorifer dhe se procesi i vaksinimit do të vazhdojë pasi të vijë rryma.
Gjithashtu nga kjo qendër sot na është bërë e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë imunizuar gjithsej 30 mijë e 133 persona.