NBA| Tjetër disfatë për Lakers, Boston triumfon ndaj Miami

Boston fitoi 108-89 ndaj Miami në ndeshjen e radhës në NBA, duke mbrojtur vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Mungesa e Butler, i dëmtuar, ndikoi te Miami, ndërsa për Celtics u dalluan Brown me 29 pikë e Pritchard me 25 pikë.

Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 109-80 nga Minnesota, në një ndeshje pa shumë histori. Davis e James zhgënjyen për Lakers, ndërsa për vendasit 55 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Pa probleme fiton Atlanta, që mundi 124-112 New Orleans, sfidë ku 7 lojtarë të Hawks realizuan mbi 10 pikë. Ndërsa Chicago, falë 61 pikëve të trios Vucevic-Gideey-Buzelis, mposhti 128-102 Brooklyn. /Telesport.al/

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Miami, 108-89
Atlanta – New Orleans, 124-112
Minnesota – Lakers, 109-80
Chicago – Brooklyn, 128-102

Read Previous

Jasharaj: Pa reflektim nga Qeveria, greva e përgjithshme nuk përjashtohet

Read Next

Verbëria nuk e pengoi Mehmet Arifin përgjatë 38 viteve punë në “KRU Gjakova”