NBA/ Lakers dhe Golden State fitojnë sfidat e radhës, zhgënjejnë Milwaukee e Phildelphia

Adam Pantozzi/NBAE via Getty Images

Skuadra e Lakers fitoi sot 123-116 ndaj Phoenix dhe qëndron e pamposhur në NBA. Durant realizoi 30 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan. Anthony Davis realizoi 35 pikë par Lakers, mbështetur edhe nga Reaves me 256 pikë.

Dy fitore në po dy ndeshje të luajtura edhe për Golden State, që mundi 127-86 Utah Jazz jashtë fushe. Hield me 27 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë për Warriors.

Zhgënjën ekipi i Milwaukee, që u mund 133-122 në shtëpi nga Chicago. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë, ku diferencën e bëri White me 35 pikë. Antetokounmpo realizoi 38 pikë për Bucks, por i vetëm nuk e evitoi dot humbjen. /Telesport.al/

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Brooklyn, 116-101
Toronto – Philadelphia, 115-107
Atlanta – Charlotte, 125-120
Cleveland – Detroit, 113-101
NeëwYork – Indiana, 123-98
Houston – Memphis, 128-108
Milwaukee – Chicago, 122-133
Utah Jazz – Golden State, 86-127
Lakers – Phoenix, 123-116
Portland – New Orleans, 103-105

Read Previous

Apple nuk është firma më e vlefshmeve në botë

Read Next

Ministria e Jashtme iraniane pohon të drejtën e saj për vetëmbrojtje