NBA/ Fitojnë favoritët, Denver dhe Dallas vazhdojnë serinë pozitive

Nuk pati surpriza në mbrëmjen e fundit të NBA-së, me të gjithë favoritët që triumfuan edhe në ndeshjet jashtë fushe.

Denver regjistroi fitoren e dytë radhazi në një sfidë të vështirë kundër Brooklyn, të vendosur vetëm pas kohës shtesë, me rezultatin 139-144. Nikola Jokiç ishte protagonist i padiskutueshëm për Nuggets, duke realizuar një “triple-double” me 29 pikë, 18 topa të kapur dhe 16 asistime. Denver pati gjithashtu mbështetjen e yjeve të tjerë si Murray, Gordon dhe Russell Westbrook, i cili kontribuoi me 22 pikë nga pankina. Kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshje për Nuggets, që po përmbushin parashikimet e larta për këtë sezon.

E njëjta histori për Dallas, që triumfoi në transfertën kundër Minnesotës me rezultatin 114-120. Luka Donçiç, ylli ballkanik, shkëlqeu sërish me 24 pikë dhe një performancë udhëheqëse për Mavericks. Ndërkohë, shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Kyrie Irving me 35 pikë, përfshirë gjashtë gjuajtje të sakta për tre pikë nga tetë tentativa. Nga ana tjetër, për Minnesotën, 37 pikët e Anthony Edwards në formën e një “MVP” nuk mjaftuan për të ndaluar Dallasin.

Golden State gjithashtu nuk zhgënjeu, duke fituar 124-106 ndaj New Orleans, pavarësisht mungesave të rëndësishme të Stephen Curry dhe Andrew Wiggins. Pelicans e nisën fuqishëm dhe mbyllën periodën e parë me një epërsi prej 17 pikësh, por Warriors realizuan një përmbysje të madhe, duke iu kthyer fitores në këtë sezon të NBA-së. /abcnews.al/

Read Previous

Izraeli diskuton kushtet e armëpushimit me Hezbollahun në Liban

Read Next

OBSH shpall tuberkulozin sëmundjen infektive më vdekjeprurëse në botë