NBA| Cleveland rikthehet te fitorja, Oklahoma lider në Perëndim

Image credit: Trevor Ruszkowski

Kryesuesit e Cleveland rikthehen te fitorja në kampionat, duke mundur 127-117 Indiana. Donovan Mitchell me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers mbështetur edhe nga Garland me 24 pikë.

Fiton edhe Atlanta, 122-117 ndaj Phoenix, sfidë ku Trae Young realizoi 43 pikë. ndërsa 35 pikët e Booker për miqtë mbetën për statistikë. Fitore të madhe korri jashtë fushe Brooklyn, që mundi 131-114 Portland, ku protagonist ishte Johnson me 24 pikë.

Në Perëndim, në krye të renditjes qëndron Oklahoma, që sot fitoi 118-102 në fushën e Philadelphia. Shai me 32 pikë e Williams me 24 bënë diferencën në fushë. Nuk zhgënjen sot Milwaukee, që falë një “triple double” të Antetokoumpo (33 pikë, 11 rebound, 13 asist) mundi 130-115 Sacramento. /Telesport.al/

NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Cleveland, 117-127 Philadelphia – Oklahoma, 102-118
Atlanta – Phoenix, 122-117
Chicago – New Orleans, 113-119
Milwaukee – Sacramento, 130-115
Dallas – Denver, 99-118
Portland – Brooklyn, 114-132

Read Previous

Suedia konsideron ndryshimin e Kushtetutës

Read Next

Verstappen: Ky është shoku im më i mirë e skuadrës që kam patur në 10 vite karrierë