NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it në Kosovë

NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për t’u siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme.

Kështu ka thënë NATO në një postim në platformën X.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për të pasur një mision paqeruajtës neutral”, shkroi NATO.

“@NATO_KFOR  vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multietnike”.

“Në forumin ministror aleatët diskutuan situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin e KFOR-it”.

/klankosova/

Read Previous

Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

Read Next

Teknologjia VAR dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha, mësohet çfarë mund të kontrollojnë gjyqtarët në të ardhmen