NATO-ja “duhet të bëjë më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë.

“Fakti është që ne, NATO-ja, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e përbashkët, sepse ne nuk mund ta dimë sa larg shkojnë iluzionet e (presidentit rus, Vladimir) Putin”, ka thënë Lambrecht, teksa ka vizituar trupat gjermane të angazhuara në Lituani.

“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë në Lituani, e cila ka zbatuar sanksionet evropiane në kufi me Kaliningradin. Këto nuk janë kërcënimet e para dhe ne duhet t’i shohim me seriozitet dhe të jemi të përgatitur” ka thënë ajo.

“Siguria e Lituanisë është siguria e Gjermanisë. Është ky premtim për siguri të përbashkët për të cilin duhet të përkushtohemi sot”.

Gjermania udhëheq një brigadë ndërkombëtare prej 3.000-5.000 ushtarësh në Lituani.

Kjo forcë është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Lituania gjendet në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit si dhe me aleaten e Kremlinit, Bjellorusinë./Sinjali/

Read Previous

Gjendet i vdekur mbrojtësi i Real Socidadit

Read Next

Në këtë orë shfaqet sot ‘Hëna e gjahtarit’, fenomen spektakolar në qiell