Në këtë orë shfaqet sot ‘Hëna e gjahtarit’, fenomen spektakolar në qiell

Hëna e plotë e tetorit është pothuajse afër dhe shërben si një paralajmërim, që sezoni i frikshëm (dimri) po afrohet me shpejtësi.

“Të dielën, 9 tetor, pak para orës 17:00 ET, një hënë e plotë do të arrijë kulmin e ndriçimit të saj”, tha Departamenti i Aplikimeve Astronomike të Observatorit Detar të ShBA-së.

Pra, hëna do të jetë ende në horizont dhe do t’ju duhet të prisni deri në perëndim të diellit për të shijuar plotësisht hënën e gjahtarit dhe shkëlqimin e saj fantazmë.

Çdo hënë e plotë vjen me një listë të gjatë nofkash të lidhura zakonisht me muajt e vitit gjatë të cilëve ndodhë, sipas EarthSky.

Megjithatë, hëna e gjahtarit dhe paraardhësi i saj i shtatorit, hëna e korrjes, janë emëruar për stinët.

Hëna e plotë e shtatorit ishte më e afërta me ekuinoksin vjeshtor të këtij viti, i cili ra më 22 shtator, dhe kështu u bë hëna e korrjes së vitit 2022. Hëna e plotë pas hënës së korrjes bëhet hëna e gjahtarit si parazgjedhje.

Hëna e gjahtarit u ka sinjalizuar historikisht fermerëve se ishte koha për t’u përgatitur për dimrin e ftohtë që po vinte, pasi drita e hënës së plotë ofronte shikueshmëri të lehtë për gjuetinë e kafshëve./Sinjali/

Read Previous

NATO-ja “duhet të bëjë më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët

Read Next

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi