Gjendet i vdekur mbrojtësi i Real Socidadit

Real Sociedad është në zi për shkak të vdekjes së futbollistit të tij Unai Arruabarrena.

Arruabarrena, i cili ishte lojtar i skuadrës së të rinjve të klubit spanjoll është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Lajmi për vdekjen e 22-vjeçarit u bë i ditur nga vet klubi spanjoll.

Me këtë rast klubi i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena.”-shkruhet në reagimin e klubit spanjoll./Sinjali/

Read Previous

Publikohen imazhet satelitore pas shpërthimit në urën e Krimesë

Read Next

NATO-ja “duhet të bëjë më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët